Ndërlidhjet

TIRANË


"Vendet e Bashkimit Evropian nuk duhet t'i nënshtrohen rezistencës serbe për pavarësinë e Kosovës, që është vitale për stabilitetin në Ballkan", ka thënë kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, në një intervistë dhënë agjencisë 'Reuter'.
"Uniteti i Bashkimit Evropian është vendimtar, ndërsa interesat evropiane duhet të mbizotërojnë ndaj interesave kombëtare në këtë çështje, ndërkohë që ndarjet, do të ishin të panevojshme", ka thënë më tej Berisha.
"Nuk mund të them se ka ndarje serioze rreth kësaj çështje, por megjithatë dallimet ekzistojnë", ka thënë kryeministri Berisha për të shtuar se "procesi tashmë ka arritur në një fazë shumë delikate".
XS
SM
MD
LG