Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ministri i punëve të Jashtme i Shqipërisë, Besnik Mustafaj ka filluar sonte një vizitë tre ditore në Kosovë. Pas takimit që zhvilloi me presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu, shefi i diplomacisë shqiptare tha se "Shqipëria mbështet opsionin e pavarësisë së Kosovës, dhe se këtë opsion e mbron vazhdimisht në të gjitha takimet e rëndësishme ndërkombëtare ku flitet për Kosovën". Ministri Mustafaj më tej shprehu bindjen se "vetëm pavarësia e Kosovës prodhon stabilitet në rajon, dhe ngjarjet e vitit 1999, kanë treguar se vendi më i infektuar nga çdo destabilizim i Kosovës është Shqipëria".
XS
SM
MD
LG