Ndërlidhjet

PRISHTINË


"Kosova dhe Shqipëria do të jenë faktor stabiliteti në rajon dhe askush nuk ka arsye të frikësohet nga marrëdhëniet e ngushta midis tyre", thanë sot në Prishtinë, kryeministri i Kosovës Agim Çeku dhe ministri i jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj. Sipas shefit të diplomacisë shqiptare, tha se ajo që aktualisht i duhet Kosovës është stabiliteti dhe të folurit në një zë para faktorit ndërkombëtar, meqë statusi i Kosovës tani është në duart e diplomacisë ndërkombëtare.
Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, ministri Mustafaj është takuar sot edhe me shefin e UNMIK-ut Joachim Ruecker, drejtues të institucioneve të Kosovës dhe të partive politike, si dhe përfaqësues të serbëve dhe të komuniteteve të tjera pakicë.
XS
SM
MD
LG