Ndërlidhjet

PRISHTINË


"Kosova dhe Shqipëria do të jenë faktor stabiliteti në rajon dhe askush nuk ka arsye të frikësohet nga marrëdhëniet e ngushta midis tyre", thanë sot në Prishtinë, kryeministri i Kosovës Agim Çeku dhe ministri i jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj. Sipas shefit të diplomacisë shqiptare, ajo që aktualisht i duhet Kosovës është stabiliteti dhe të folurit në një zë para faktorit ndërkombëtar, meqë statusi i Kosovës tash është në duart e diplomacisë ndërkombëtare. Zoti Mustafaj mëtutje tha se "një Kosovë e pavarur, një Kosovë sovrane ka kuptim vetëm si një shtet i të gjithë qytetarëve të saj". Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, ministri Mustafaj është takuar sot edhe me shefin e UNMIK-ut Joachim Ruecker, drejtues të institucioneve të Kosovës dhe të partive politike dhe me përfaqësues të serbëve.
XS
SM
MD
LG