Ndërlidhjet

NJU JORK


Kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte ka akuzuar Serbinë dhe Bosnjën për strehimin e ish liderëve politikë e ushtarakë, që janë të akuzuar nga Tribunali. Ajo mbrëmë vonë kërkoi nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, që të bëjë presion ndaj dy vendeve që të dorëzojnë Radovan Karaxhiqin dhe Ratko Mlladiqin, që akuzohen për orkestrimin e masakrës së Srebrenicës në vitin 1995, me ç'rast u vranë afro 8 mijë djemë e burra myslimanë. Duke folur para Këshillit të Sigurimit, zonja Del Ponte tha:
- Dështimi i qëllimshëm i Serbisë për të bashkëpunuar me zyrën time dhe në veçanti për ta arrestuar dhe dorëzuar Mladiqin dhe Karaxhiqin është demonstrim i mos respektimit të madh ndaj mijëra myslimanëve, por edhe kroatëve dhe viktimave të tjera joserbe në Bosnjë Hercegovinë.
XS
SM
MD
LG