Ndërlidhjet

RAMALLAH


Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas ka bërë thirrje sot për zgjedhje të parakohshme presidenciale dhe parlamentare, për ta zgjidhur krizën politike me lëvizjen Hamas, që aktualisht udhëheq qeverinë. Ai këtë ftesë e bëri sot në një fjalim televiziv.
- Kam vendosur të ftoj për zgjedhje parlamentare dhe presidenciale, tha zoti Abbas. Qeveria e udhëhequr nga Hamasi menjëherë refuzoi ftesën e presidentit Abbas, duke e cilësuar atë si "grushtshtet kundër legjitimitetit palestinez dhe kundër vullnetit të popullit palestinez". Pas ftesës për zgjedhje të parakohshme, mijëra mbështetës të Hamasit dolën në rrugë për të protestuar. Në Gaza u shkëmbyen të shtëna ndërmjet pjesëtarëve të Hamasit dhe forcave të Fatahut, që janë lojale ndaj presidentit Abbas. Së paku pesë persona janë plagosur. Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë mirëpritur thirrjen e zotit Abbas për zgjedhje të parakohshme.
XS
SM
MD
LG