Ndërlidhjet

BAGDAD


Forcat amerikane dhe ato irakiane kanë vrarë një militant dhe kanë arrestuar 6 vetë gjatë një operacioni kundër një lideri të një grupi të armatosur famëkeq, sot në Bagdad. Ushtria ka kumtuar se personi, që ishte në shënjestër të këtij operacioni, e që qartas i ishte shmangur zënies, besohej se ishte udhëheqës i grupit që kishte kryer rrëmbime dhe vrasje në qytet. Ky operacion ishte ndërmarrë në lagjen Sadër të Bagdadit, që është e banuar me popullatë shiite dhe që është edhe bazë e militantëve shiitë.
XS
SM
MD
LG