Ndërlidhjet

MOSKË


Mijëra mbështetës të opozitës janë tubuar sot në Moskë për të protestuar kundër qeverisë së presidentit të Rusisë, Vlladimir Putin. Protestuesit, të udhëhequr nga ish kampioni borëtor në shah, Garry Kasparov, ishin shprehur kundër korrupsionit në rrritje dhe sulmeve të Kremlinit kundër lirive demokratike. Ja se ç'tha zoti Kasparov për këtë protestë:
- Tash është me rëndësi të shihen të gjithë këta flamuj të ndryshëm, pankartat e sloganet, që së bashku të demonstrohet kundërshtimi jonë ndaj qeverisë aktuale.
Programi në gjuhën ruse i Radios Evropa e Lirë informoi se afro 3 mijë vetë morën pjesë në protesta, ndërsa vlerësohet se në njësitet policore ishin përfshirë më se 8 mijë pjesëtarë. Raportohet se afro 50 vetë janë arrestuar pas përleshjeve me forcat e sigurisë. Këtë javë policia bastisi zyrat e Frontit të Bashkuar Civil të Garry Kasparovit, duke thënë se po kërkojnë "literaturë ekstremiste".
XS
SM
MD
LG