Ndërlidhjet

GAZË


Kryeministri palestinez Ismail Haniya tha se Hamasi nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme.
Haniya, i cili vjen nga Hamasi, e cilësoi si luftënxitës propozimin e presidentit Mahmoud Abbas, i cili bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe presidenciale.
Ndërkohë, persona të armatosur sot kanë hapur zjarr ndaj autokolonës së ministrit të Jashtëm Palestinez, Mahmoud al-Zagar, pjesëtar i lëvizjes Hamas.
Nuk ka njoftime për viktima eventuale. Sulmi ndodhi pasi persona të armatosur vranë një pjesëtar të gardës së presidentit Abbas dhe plagosën disa të tjerë.
Ndërkohë sot në Qytetin e Gazës, mbështetësit e Hamasit dhe Fatahut, janë përfshirë në një përleshje të ashpër të armatosur në afërsi të presidencës.
XS
SM
MD
LG