Ndërlidhjet

RAMALLAH


Lideri palestinez Mahmud Abbas i tha kryeministrit britanik Tony Blair se do t'i shtyjë përpara planet për zgjedhje të parakohshme, ndërkohë që edhe sot vazhduan përleshjet mes fraksioneve palestineze.
Pas takimit në Ramallah, Blair i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë liderin palestinez dhe propozimin e tij për zgjedhjet.
"Nëse bashkësia ndërkombëtare vërtetë e mendon atë që e thotë për të mbështetur njerëzit që kanë vizionin për zgjidhjen me dy shtete, dhe që janë të moderuar e të gatshëm të bartin përgjegjësitë mbi supet e tyre, atëherë tash është koha që t'i përgjigjet vizionit tuaj", i tha Blair liderit palestinez.
Abbas tha se dëshiron të ketë "negociata serioze" me Izraelin dhe të takohet me kryeministrin Olmert, ndërsa i bëri thirrje kryeministrit britanik që t'i jepet fund "rrethimit ekonomik" të territoreve palestineze.
Hamasi në pushtet e ka hedhur poshtë thirrjen e liderit palestinez për zgjedhje të parakohshme.
XS
SM
MD
LG