Ndërlidhjet

BAGDAD


Gjysëmhëna e Kuqe i ka ndërprerë operacionet në Bagdad pas rrëmbimit masovik të mbi 20 punonjësve në zyrat në kryeqytetin irakian.
Sekretari i përgjithshëm Mazen Abdullah i tha agjencisë Reuters se disa pengj tashmë janë liruar, por nuk tha edhe sa ndodhen në duart e rrëmbyesve.
Ndërkohë, ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se dy ushtarë amerikanë kanë vdekur nga plagët që morën gjatë luftimeve në krahinën Anbar, në perëndim të Bagdadit.
XS
SM
MD
LG