Ndërlidhjet

QYTETI I GAZËS


Një pjesëtar i Hamasit ka qëlluar për vdekje një ithtar të Fatahut, në përleshjen e fundit mes grupeve, e cila u intensifikua pasi presidenti palestinez Mahmud Abbas bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme.
Po sot, Abbas u takua me kryeministrin britanik Tony Blair. Lideri palestinez tha se do t'i shtyjë përpara planet për zgjedhje të parakohshme, megjithëse Hamasi i ka kundërshtuar.
Ndërkohë kryeministri izraelit Ehud Olmert tha se e mbështet propozimin e liderit palestinez për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe prersidenciale.
XS
SM
MD
LG