Ndërlidhjet

VJENË


Qendra Evropiane për Monitorimin e Racizmit dhe Ksenofobisë tha se myslimanët në Evropë përballen me një "islamofobi" në rritje, që shtrihet prej sulmeve të dhunshme e deri te diskriminimi në punë.
Drejtoresha Beate Winkler i tha Radios Evropa e Lirë se myslimanët nuk përfaqësohen proporcionalisht.
"Shumë myslimanë në Bashkimin Evropianë janë të diskriminuar. Arsimimi i tyre është nën mesataren, dhe jetojnë në kushte të mjerueshme. Shkalla e papunësisë është më e lartë se mesatarja, ndërsa myslimanët zakonisht punojnë aty ku kërkohen kualifikime më të ulta", tha Winkler.
XS
SM
MD
LG