Ndërlidhjet

BUKURESHT


Presidenti i Rumanisë Traian Basescu sot i paraqiti parlamentit një raport që e dënon si "të jashtëligjshëm dhe kriminal" ish regjimin komunist.
Raporti prej 650 faqesh e akuzon regjimin komunist për shkelje masovike të të drejtave të njeriut.
"Për qytetarët e Rumanisë, komunizmi qe një regjim i imponuar nga grupime politike që pretendonin se e zotërojnë të vërtetën, një regjim totalitar, i cili lindi nga dhuna dhe përfundoi me dhunë", tha Basescu.
Me këtë rast presidenti rumun e ka vlerësuar lartë rolin e Radios Evropa e Lirë gjatë sistemit komunist, duke e cilësuar si "zëdhënëse e të gjithë rumunëve".
XS
SM
MD
LG