Ndërlidhjet

ROMË


Një fshat malor në Alpet e Italisë më në fund është ndriçuar në mes të dimrit falë një pasqyre gjigante.
Viganella shtrihet në një luginë ku rrezet e diellit shumë vështirë depërtojnë. Por kryetari i bashkisë Pierfranco Midali vendosi të bëjë diçka për ta zgjidhur problemin e fshatit. Në majen e malit të afërt, ai instaloi një pasqyrë të lartë 5 metra dhe të gjerë 8 metra. Ajo tash e reflekton dritën e diellit në qendër të fshatit. Pasqyra që kushtoi 130 mijë dollarë, u vendos të dielën, ndërsa gëzimi i fshatarëve ishte i pakrahasueshëm.
XS
SM
MD
LG