Ndërlidhjet

PEKIN


Nuk ka progres në bisedimet gjashtë –palëshe për programet bërthamore të Koresë Veriore që po mbahen në Pekin. Këtë e bëri të sot të ditur, Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Kristofer Hill, pas përfundimit të raundit të dytë të bisedimeve.
"E kemi të qartë se nuk do të jetojmë me armët e tyre bërthamore. Nuk ka asnjë vend që do të pranojë Korenë e Veriut me armë bërthamore", është shprehur Kristofer Hill.
Bisedimet në të cilat marrin pjesë Shtetet e Bashkuara, Koreja e Veriut, Koreja e Jugut, Rusia, Kina dhe Japonia, synojnë të bindin Phenianin të heqë dorë nga programet e armëve bërthamore.
XS
SM
MD
LG