Ndërlidhjet

CYRIH


Futbollisti italian Fabio Kanavaro, është shpallur mbrëmë futbollisti më i mirë në botë për vitin 2006. Kanavaro 33 vjeç, mbrojtës në fushën e Realit të Madridit dhe kapiten i kombëtares Italiane, në ranglistën e FIFA-s ka siguruar 498 vota.
Në vendin e dytë ndodhet futbollisti i Francës Zinedin Zidan, me 454 vota, ndërsa në vendin e tretë braziliani dhe futbollisti i Barcelonës Ronaldinjo me 380 vota. FIFA shpalli Brazilin, si ekipin më të mirë në botë, ndërsa pasojnë Italia dhe Argjentina.
XS
SM
MD
LG