Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zëdhënësi i UNMIK-ut Niraj Sing njoftoi se policia në Kosovë gjatë vitit 2006 ka arrestuar 25 veta të përfshirë në 13 raste të korrupcionit të nivelit të lartë.
Në konferencën e rregullt me gazetarë në Prishtinë, Sing vërtetoi se në fillim të kësaj jave policia ka arrestuar një person me dyshimin se ka keqpërdorur mjete nga buxheti i Kuvendit të Kosovës gjatë vitit 2005. Duke mos e publikuar emrin, Sing përmendi një rast që ka të bëjë me paraburgimin e pronares së një kompanie lokale e cila ka ndërmjetësuar në blerjen e një makine të blinduar për kryetarin e Kuvendit në vitin 2005.
XS
SM
MD
LG