Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Sekretari i ri i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Robert Gates është takuar sot në Bagdad me kryeministrin irakian Nuri al-Maliki me të cilin ka biseduar për situatën e sigurisë në Irak. Pas takimit, Gates tha se autoritetet irakiane janë të vendosura të ofrojnë mbrojtje më të mirë për qytetarët e vet.
"Qeveria irakiane ka vendosur të përmirësoj sigurinë e qytetarëve në Irak, veçmas në Bagdad. Në fokus të bisedimeve që i patëm ishte pikërisht mënyra se si Shtetet e Bashkuara mund të ndihmojnë në përpjekjet e Qeverisë së këtushme për t'i arritur qëllimet. Poashtu kemi biseduar se si ne mund të kemi rol më të mirë përkrahës në Irak", tha Gates.
Ai është takuar edhe me një grup ushtarësh amerikanë, ndërsa ka pohuar se situata në Irak nuk është duke u përmirësuar.
XS
SM
MD
LG