Ndërlidhjet

BAGDAD


Sekretari i ri i Mbrojtjes Robert Gates, tha sot gjatë një vizite në Bagdad, se prania detare amerikane në Gjirin Persik tregon se "Shtetet e Bashkuara kanë një prani të qëndrueshme në këtë pjesë të botës".
Gates i bëri këto komente pas raporteve të mediave se Amerika i dërgon luftanijet në rajon për t'i treguar forcën Iranit.
Ndërkaq duke folur rreth situatës së sigurisë në Irak, Gates tha se situata e tanishme është e vështirë.
"Rruga përpara sigurisht që do të jetë e vështirë. Por, bazuar në ato që i dëgjova nga komandantët amerikanë dhe irakianë, besoj se gjërat po lëvizin në drejtim pozitiv. Megjithatë, mendoj se kjo situatë do të vazhdoj të jetë ngarkesë", tha Gates.
XS
SM
MD
LG