Ndërlidhjet

BAGDAD


Ushtarët britanikë kanë ndërmarrë sot një aksion në qytetin Basra me qëllim të shpërbërjes së një njësiti policor, që sipas tyre, janë përgjegjës për 'aktivitete vrasëse'. Ushtria britanike njoftoi se ka arrestuar 7 veta të dyshuar përfshi dhe shefin e njësitit të policisë për krime serioze. Besohet se ky njësit i policisë ishte përfshirë në vrasjen e 17 punëtorëve britanikë në muajin tetor.
Ndërkohë armata e Shteteve të Bashkuara njoftoi se 4 pjesëtarë të marinës janë vrarë gjatë përleshjeve në provincën Anbar.
XS
SM
MD
LG