Ndërlidhjet

UASHINGTON


Agjencitë amerikane të zbulimit kanë parashikuar shkatërrimin e dhunshëm të ish Jugosllavisë në vitet e 90-ta me një precizitet të lartë, por poashtu kanë vlerësuar se SHBA-të dhe aleatët e saj evropian nuk do të bëjnë asgjë për ta parandaluar atë. Kështu thuhet në një raport sekret të Shërbimeve Amerikane të Zbulimit, të zbuluar së fundi. Në këtë raport, në të cilin trajtohen zhvillimet në ish Jugosllavi prej vitit 1948 deri 1990, pos tjerash thuhet se ky vend Ballkanik, "do të pushoj së funksionuari si shtet federal brenda një viti, dhe me gjasë do të ndahet në dy pjesë".
Ky raport parashihte edhe "kryengritje të armatosur nga shqiptarët në Kosovë".
XS
SM
MD
LG