Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë e ka akuzuar ashpër të dërguarin e posaçëm të OKB-së për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, duke thënë se ai ka bërë fare pak për të ndihmuar dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. "Vërtet nuk mund të thuhet se ka pasur bisedime, poashtu nuk ka pasur as progres", tha Vojisllav Koshtunica. "Qëndrimi në mesin e komunitetit ndërkombëtar ka ndryshuar konsiderueshëm vitet e fundit. Numri i atyre që po na përkrahin është rritur, përfshi disa vende të mëdha dhe me ndikim" ka thënë Koshtunica.
"Më shumë vende tashmë e kanë kuptuar se zgjidhja duhet gjetur nëpërmjet kompromisit dhe të respektohet e drejta ndërkombëtare", ka thënë kreu i qeverisë serbe Koshtunica.
XS
SM
MD
LG