Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Sekretari i ri i Mbrojtjes Robert Gates, ka përfunduar sot vizitën dy ditëshe në Irak, në fund të së cilës tha se do t'i raportoj presidentit George Bush për zhvillimet e fundit në këtë vend. Gates, është nën presion për gjetjen e një strategjie të re për Irakun ku dhuna sektare është në shkallën më të lartë.
"Kemi biseduar me udhëheqës irakianë për mënyrën më të mirë të përmirësimit të situatës këtu në Bagdad. Mendoj se kemi arritur një marrëveshje të gjërë strategjike ndërmjet ushtrisë irakiane, qeverisë dhe ushtrisë amerikane. Është e qartë se duhen ende diskutime në Uashington dhe rekomandime më specifike, në të cilat unë kam besim", tha Gates.
Në zhvillime të tjera në Irak, ushtria e Shteteve të Bashkuara njoftoi se në dy ditët e fundit janë vrarë 5 ushtarë amerikanë.
XS
SM
MD
LG