Ndërlidhjet

PEKIN


Bisedimet gjashtë palëshe mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut, përfunduan sot në Pekin pa ndonjë rezultat të madh.
Negociatori veri-korean Kim Guekuan përsëriti qëndrimin se armët bërthamore të këtij vendi nuk paraqesin kërcënim për asnjë vend tjetër.
"Nga ky sesion i bisedimeve, kam vërejtur se Shtetet e Bashkuara nuk janë ende të gatshme t'i tërheqin sanksionet ndaj vendit tonë, dhe ende nuk kanë marrë vendim për të hequr dorë nga politika armiqësore ndaj Koresë së Veriut", ka thënë Guekan.
Ndërsa i dërguari amerikan për këto bisedime Kristofer Hill, tha se veri-koreanët duhet të mirren më seriozisht me këtë çështje e cila u ka shkaktuar atyre aq shumë probleme me botën.
XS
SM
MD
LG