Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot me shumicë votash buxhetin e Kosovës për vitin 2007, i cili do të jetë rreth 716 milionë euro. Në mbledhjen e sotme, nuk morën pjesë deputetët e partisë më të madhe të opozitës, Partisë Demokratike të Kosovës.
Megjithatë, kryetari i Kuvendit Kolë Berisha ka konstatuar se Kuvendi kishte kuorumin e duhur për të votuar miratimin e buxhetit për vitin 2007, duke votuar me aklamacion për secilin amendament.
Buxheti për vitin 2007 kishte nxitur reagime të ashpra të opozitës, e cila e pakënaqur nga mënyra e shpërndarjes së buxhetit, pati kërkuar dy ditë më parë edhe dorëheqjen e kryeministrit dhe të gjithë qeverisë.
XS
SM
MD
LG