Ndërlidhjet

PRISHTINË


"Kosova është e vendosur të ndërtojë një shtet demokratik, ku do të krijohen kushtet për integrim në strukturat evro-atlantike", ka thënë presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu në përvjetorin e 17 të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
"Jemi duke punuar bashkë me të dërguarin e posaçëm për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari ndërsa kanë mbetur vetëm edhe pak muaj deri të zgjidhja e statusit të Kosovës", ka thënë Sejdiu, që njëherësh është zgjedhur edhe kryetar i LDK-së.
Presidenti Sejdiu më tej ka thënë se "LDK-ja mbetet subjekti më i fuqishëm politik në Kosovë, dhe do të vazhdoj të punoj për arritjen e demokracisë dhe pavarësisë së Kosovës".
XS
SM
MD
LG