Ndërlidhjet

ZAGREB


Presidenti kroat Stjepan Mesiç ka pritur një delegacion të përfaqësuesve të bashkësive etnike nga Kosova. Në takim të pranishëm ishin përfaqësues të serbëve dhe boshnjakëve të Kosovës, të cilët më herët kishin kërkuar të takohen me presidentin Mesiç. Bëhet e ditur se ky delegacion e ka informuar kreun e shtetit kroat me zhvillimet aktuale në Kosovë dhe pozitën e pakicave. Poashtu në takim është folur edhe për statusin e ardhshëm të Kosovës, për çka është thënë se duhet të gjindet një zgjidhje në kuadër të përpjekjeve për paqe, stabilitet dhe siguri të Evropës Jug-Lindore.
XS
SM
MD
LG