Ndërlidhjet

ZAGREB


Presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq është takuar sot me një delegacion të serbëve dhe boshnjakëve të Kosovës, ka informuar presidenca kroate. Delegacioni e ka informuar presidentin Mesiq për situatën aktuale në Kosovë dhe për pozitën e bashkësive etnike, e veçanërisht të asaj serbe. Është biseduar edhe për procesin e përcaktimit të statusit të Kosovës, me ç'rast është theksuar se zgjidhja e kësaj çështjeje duhet të jetë në harmoni me përpjekjet për paqe, për stabilitet dhe siguri në Evropën juglindore.
XS
SM
MD
LG