Ndërlidhjet

NJU JORK


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sot unanimisht ka miratuar rezolutën me të cilën Iranit i janë vënë sanksione të kufizuara në tregti me materiale të ndjeshme bërthamore dhe me raketa balistike, për shkak të refuzimit të këtij vendi që ta ndalë procesin e pasurimit të uraniumit. Poashtu janë bllokuar edhe fondet e kompanive kryesore dhe të personave që janë të ndërlidhur me programin bërthamor iranian. Pas votimit, ambasadori britanik në Kombet e Bashkuara, Emyr Jones-Perry tha se rezoluta synon që ta kthejë Iranin në tavolinën e bisedimeve.
- Kjo rezolutë thekson seriozitetin e situatës, përfshirë edhe mungesën e besimit të bashkësisë ndërkombëtare për drejtimin e politikës së Iranit. Është me rëndësi që dera nuk është e mbyllur për Iranin. Ne mbesin të përkushtuar për gjetjen e zgjidhjes së negociuar dhe diplomatike me Iranin, bazuar në bashkëpunim, tha Jones-Perry. Ministria e Jashtme e Iranit e kundërshtoi këtë rezoplutë duke e cilësuar atë si akt që del jashtë suazave të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Një zëdhënës i kësaj ministrie tha se Irani do të vazhdoj "me planet paqësore bërthamore".
XS
SM
MD
LG