Ndërlidhjet

KABUL


Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se ka vrarë komandantin e lartë Taliban në Afganistan, Mullah Akhtar Mohhammad Osmani. Është raportuar se ai, së bashku me dy ndihmës të tij, është vrarë kur vetura e tij u godit nga një sulm ajror afër kufirit pakistanez. Zëdhënësi ushtarak amerikan, Tom Collins tha në Kabul se vrasja e këtij lideri taliban është një kthesë e madhe, që do ta dëmtoj strategjinë e Talibanëve.
- Mullah Osmani është lideri taliban i rangut më të lartë, që ne deri tash e kemi vrarë...Ai ishte shef i operacioneve ushtarake të Talibanëve dhe vdekja e tij është shumë e rëndësishme dhe ajo di ti dëmtoj operacionet e Talibanëve. Osmani ishte edhe ndihmës i Osama bin Ladenit, tha koloneli Collins. Komandanti Taliban, Mullah Hayat Khan, e ka përgënjeshtruar informatën se zoti Osmani është vrarë, duke thënë se në kohën e sulmeve ai nuk ishte në rajon.
XS
SM
MD
LG