Ndërlidhjet

BASRA


Forcat britanike dhe irakiane sot kanë ndërhyrë në njërin nga stacionet kryesore policiore në Basra të Irakut. Majori britanik, Charlie Burbridge ka thënë se qëllim i kësaj ndërhyrjeje ishte shkatërrimi i njësisë për krime serioze të kësit stacioni. Ai tha se anëtarët e kësaj njësie po planifikonin vrasjen e 178 personave të burgosur, që mbaheshin aty. Zyrtarë irakianë kanë thënë se kjo njësi ishte bërë "ndërmarrje kriminale". Gjatë kësaj ndërhyrjeje nuk është raportuar për viktima.
XS
SM
MD
LG