Ndërlidhjet

QYTETI I VATIKANIT


Papa Benedikti XVI ka bërë thirrje për zgjidhjen e konflikteve në botë, duke theksuar se njerëzimit më shumë se kurdoherë sot i duhet Shpëtimtari.
Duke folur në Meshën e Krishtlindjeve "Urbi et Orbi", apo "Qytetit dhe Botës", Papa bëri thirrje për përfundimin e dhunës në Irak, të "luftërave vëllavrasëse" në Afrikë, si dhe u angazhua për "një Liban Demokratik".
"Njerëzit vazhdojnë të vdesin nga uria dhe etja, sëmundjet dhe varfëria, në këtë kohë të begatisë dhe konsumit. Disa mbeten të skllavëruar, të eksploatuar dhe të zveshur nga dinjiteti i tyre, ndërsa të tjerët janë viktima të urrejtjes racore dhe fetare, të shtypur nga jotoleranca dhe dikskriminimi" tha Papa Benedikti XVI.
Edhe në Kosovë, besimtarët katolikë kremtuan Krishtlindjet duke uruar që paqja, dashuria dhe drejtësia të mbretërojë gjithkund. Në Prishtinë, meshën tradicionale të Mesnatës për Krishtlindje e udhëhoqi Zef Gashi, nga Ipeshkvia e Kosovës.
XS
SM
MD
LG