Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica ka vlerësuar sot se ideja për pavarësimin e Kosovës dhe coptimin e Serbisë paraqet idenë më të rrezikshme dhe destruktive në Evropë".
"Qeveria e Serbisë paralajmëron se separatistët shqiptarë, projektin e tyre tërësisht e mbështesin në ushtrimin e dhunës dhe terrorit. Ky është argumenti i vetëm i tyre, me të cilin kërcënojnë gjithë bashkësinë ndërkombëtare", ka thënë Koshtunica për agjencinë e lajmeve Beta.
"Përderisa vlen Karta e KB, askush dhe asnjëherë nuk mund të sjellë vendim për t'i ndryshuar kufinjtë e njohur ndërkombëtarisht të Serbisë. Prandaj, për Qeverinë e Serbisë, çdo zgjidhje për Kosovën duhet të jetë në pajtim me Kartën e KB dhe rrjedhimisht me Kushtetutën e Serbisë", ka thënë kryeministri serb.
XS
SM
MD
LG