Ndërlidhjet

BAGDAD


Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se edhe 6 ushtarë amerikanë janë vrarë në Irak.
Tre ushtarë janë vrarë të hënën, ndërsa tre të tjerët sot nga një sulm me bombë në afërsi të Bagdadit.
Associated Press raportoi se me viktimat e fundit, u rrit në të paktën 2.978 numri i ushtarëve amerikanë të vrarë në Irak, pesë më shumë se viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara.
Po sot, të paktën 14 veta e humbën jetën dhe dhjetra u plagosën nga shpërthimet e njëpasnjëshme të tre automjeteve në një paralagje shiite në Bagdad.
XS
SM
MD
LG