Ndërlidhjet

logo-print

ISLAMABAD


Sekretari i Jashtëm pakistanez Riaz Mohammad Khan tha se autoritetet pakistaneze kanë vendosur për rrethimin dhe minimin e disa pjesëve të kufirit të Pakistanit me Afganistanin. Duke folur në një konferencë për shtyp, sekretari Khan tha se "masat do të bëhen në mënyrë selektive, ndërsa janë pjesë e zbatimit të masave tashmë në fuqi për mbrojtjen e kufirit nga militantët që tentojnë të hyjnë në Afganistan nëpërmjet Pakistanit".
Më herët zyrtarë amerikanë dhe afganë kanë paralajmruar se militantët po e shfrytzojnë territorin pakistanez si bazë operative për kryerjen e sulmeve në Afganistan.
XS
SM
MD
LG