Ndërlidhjet

M. MUSTAFA: NUK DO TË KETË NDRYSHIME EKONOMIKE AS NË VITIN 2007


Muhamet Mustafa, Instituti "Riinvest" në Prishtinë

RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Mustafa, zhvillimi ekonomik vazhdon të mbetet një prej sfidave më të rënda përballë institucioneve. Sipas jush, cilat janë ngjarjet që kanë shënuar vitin 2006 ?

MUHAMET MUSTAFA
Ngjarje më rëndësi të veçantë do të thosha ishte përshpejtimi i privatizimit. Ne kemi pasur një ritëm të konsiderueshëm të privatizimit, gjë që duhet pritur që në vitet e ardhshme të kemi më tepër fryte nga privatizimi. Sepse ndërmarrjet e privatizuara, me përjashtim të dy apo tri ndërmarrjeve, nuk po tregojnë rezultatet e pritura në punësim dhe në rritje ekonomike. Faktor tjetër më rëndësi është edhe inkuadrimi i Kosovës për të rregulluar mardhëniet tregtare më vendet në rajon, si dhe nënshkrimi i marrëveshjes mbi tregtinë e lirë të vendeve juglindore, CEFTA. Gjithashtu ka qenë një aktivitet mjaft i ngjeshur dhe më një pjesëmarrje jashtëzakonisht të madhe të shoqërisë civile, ekspertëve dhe bizneseve në përvijimin e strategjisë së zhvillimit 2007-3013. Megjithatë, përkundër këtyre aspekteve pozitive, ende nuk mund të thuhet se në Kosovë gjenerohet ajo rritja e nevojshme ekonomike, do të thotë ende mungon niveli i duhur i rritjes ekonomike. Papunësia mbetet një problem shumë aktual, një pjesë e madhe e popullsisë gjendet nën zonat e varfërisë. Këto janë sfida shumë të rëndësishme për kosovarët, që të krijojnë një nxitje në zhvillimin ekonomik, të krijojnë një cikël të ri investimesh, që është shumë e domosdoshme, sepse Kosova, tash një kohë të gjatë, nuk ka investime serioze në veprimtaritë prodhuese dhe në infrastrukturë.

RADIO EVROPA E LIRË
Cilat janë gjasët që kursi i deritashëm i zhvillimit ekonomik të marrë një kahje tjetër gjatë vitit 2007?

MUHAMET MUSTAFA
Po, gjatë vitit 2007 frikësohem se prapë do të në shkoj puna rreth arazhmaneve lidhur më statusin, pres që të vazhdoi privatizimi. Sa i përket çështjeve tjera, një kursi më të vendosur për të ndryshuar atë, ndoshta nevojitet një përqendrim i një pjesë të qeverisë, do të thosha i ekspertëve që të kenë një program. Tash është strategjia afatgjate, por tash nevojitet një strategji e aktiviteteve konkretet afatshkurtëra dhe projekteve kyçe të zhvillimit të Kosovës, të cilat duhet të nxisin zhvillimin ekonomik. Unë frikësohem se edhe zgjedhjet do të mbahen në vitin e ardhshëm, kështu që edhe viti 2007, nëse puna nuk merret seriozisht, se tani jemi të vonuar që të gjenerojmë një cikël investimesh dhe të korrigjojmë politikat ekonomike që të jenë më miqësore për investitorët. Atëherë, nuk do të ketë një ndryshim esencial në kurs nëse kjo nuk nënkuptohet shumë seriozisht.

RADIO EVROPA E LIRË
Në shumë raste, statusi i pazgjidhur politik i Kosovës, është përmendur si faktori kryesor që ka penguar zhvillimin ekonomik. Por, disa zyrtarë ndërkombëtarë thonë se statusi i zgjidhur nuk do të krijojë mrekulli në zhvillimin ekonomik. Cili është mendimi juaj?

MUHAMET MUSTAFA
Është fakt se statusi është një pengesë, është pengesë për investitorët, është pengesë për qeverisje të mirë dhe pengesë për të ndërtuar një përgjegjësi në qeverisje. Unë mendoi se nuk kanë të drejt ata që e mohojnë rëndësinë e statusit për të nxitur një aktivitetet domethënës në investuesit në Kosovë. Por, gjithashtu duhet të kuptohet se statusi një ditë do të zgjidhet. Por, problemet do të ngelen aty, ajo që do të krijojë statusi është vetëm një rrethanë e re, një parakusht i rëndësishme, një siguri më e madhe për investitorët, një mundësi për të qeverisur më mirë, dhe për të adresuar përgjegjësinë më mirë tek institucionet qeverisëse. Pra, statusi duhet të kuptohet si një nga parakushtet për të nxitur zhvillimin ekonomik, por jo i vetmi se problemet në matricën sociale të Kosovës janë të rënda, janë të mëdha dhe nuk mund të zgjidhen shumë lehtë. Por, më statusin e zgjidhur mund të zgjidhen shumë më lehtë, ndërkaq pa statusin e zgjidhur është shumë e qartë se nuk mund të zgjidhen fare.

RADIO EVROPA E LIRË
Sa i kanë kushtuar rëndësi institucionet vendore kësaj çështjeje?

MUHMAMET MUSTAFA
Ekonomia është një çështje që nuk mund të shmanget nga vëmendja e qeverisë, por nuk ka një angazhim të koordinuar të qeverisur mirë, një angazhim ditor, një angazhim i planifikuar mirë, që adreson përgjegjësitë, që ndjek rezultatet e realizuara, që korrigjon masat politike, nëse ato nuk gjenerojnë rritje ekonomike dhe punësim. Një qasje e tillë ka munguar dhe unë shpresoj që kjo do të tejkalohet në vitin e ardhshëm

RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Mustafa, buxheti për vitin 2007 është miratuar. Sa janë mundësitë e këtij buxheti që të krijoj një klimë më të përshtatshme ekonomike?

MUHAMET MUSTAFA
Buxheti është modest, buxheti në GDP e Kosovë merr pjesë rreth 25 deri në 27 për qind më konsum. Kjo është modeste për një vend që ka dalë nga lufta dhe për një vend që nuk e ka GDP aq të lartë, për shkak të nivelit të zhvillimit ekonomik. Buxheti i Kosovës megjithatë ka shënuar një rritje nga 100 milion euro, sa ishte në vitin e 2000, në 715 milion euro në këtë vit. Ai mund ti përballojë nevojat operacionale të organeve dhe rreth 30 për qind i tij shkon në investime kapitale, rreth 200 milion euro. Këtu është problemi se këto investime kapitale ende qeveria e Kosovës nuk ka arritur që ti fusë në një linjë të menaxhimit të mirë, që projektet për këto investime të përgatiten më kohë. Kështu, kjo është çështja që qeveria e Kosovës, duhet të nxjerrë projektet kyçe, vitale në arsim, shëndetësi dhe ti koncentroi këto mjetet në projektet kyçe, e të tjerat në projektet më të vogla dhe këto projekte të përgatiten më kohë, që të jenë në funksion të gjenerimit të rritjes ekonomike.
INTERVISTOI: NADIJE AHMETI
XS
SM
MD
LG