Ndërlidhjet

B.GËRBIQ: “JAM KËRCËNUAR NGA PERSONAT QË KANË PUNUAR NË MINISTRINË E KTHIMIT”


Rrahman Paçarizi


Personat që e kanë kërcënuar përmes telefonit ushtruesin e detyrës së ministrit për kthim dhe komunitete në qeverinë e Kosovës Branislav Gërbiq dhe familjen e tij, janë ish-punëtorë të ministrisë, tha sot vetë zoti Gërbiq. Në të vërtetë, Shërbimi Policor i Kosovës ka vërtetuar sot se të martën pasdite është kërcënuar përmes telefonit zoti Gërbiq. “Më 25 dhjetor në polici është raportuar rasti i kërcënimit, siç ka njoftuar ushtruesi o detyrës i ministrit për kthim dhe komunitetet Branislav Gërbiq”, tha zëdhënësi i policisë së Kosovës Veton Elshani, sipas të cilit policisë i është i njohur personi ose personat që e kan kërcënuar ministrin Gërbiq. Ky i fundit tha sot pasdite se telefonata përmbante kërcënime për të dhe për familjen e tij: “Kërcënimi është bërë nga persona të cilët kanë punuar më parë në ministri”, tha Gërbiq, i cili i njeh personat, por nuk dëshiron t’i bëjë të njohur emrat e tyre, për shkak se kjo nuk është në interesin e hetimeve. Edhe zëdhënësi i policisë Veton Elshani tha se policia i di emrat e personave që janë kërcënuar dhe përmbajtjen e atyre kërcënime. “Kërcënimi është bërë përmes telefonit dhe ata persona janë të njohur për policinë”,tha Elshani, duke mos dashur që të japë detaje të tjera rreth personave që kanë kërcënuar dhe rreth vetë kërcënimit. Mediet e Kosovës kanë thënë sot se kërcënimi ka ardhur nga një person që aktualisht jeton në Nish. Gërbiq është zgjedhur ushtrues detyre i ministrit për kthim dhe komunitete në qeverinë e Kosovës, pas dorëheqjes së kryetarit të Partisë Demokratike Serbe të Kosovës, Slavisha Petkoviq, i cili kishte kryer atë funksion që nga fillimi i vitit 2005.



XS
SM
MD
LG