Ndërlidhjet

logo-print

KREJFORD/TEKSAS


Presidenti amerikan George Bush tha se është duke u arritur 'progres i mirë' rreth strategjisë së re për Irakun. Por, ai tha se duhen ende këshillime para se të vendoset plani final. Bush i bëri këto komente pas një takimi në Krejford të Teksasit me këshilltarët e tij të lartë.
"Jemi duke arritur progres të mirë, me qëllim të nxjerrjes së planit që ne besojmë se do t'i arrijë qëllimet tona. Sa herë që mendoj për këtë plan, mendja më shkon tek trupat tona atje. Asgjë nuk është më e vlefshme në këtë luftë kundër terrorizmit, sesa djemtë dhe vajzat tonë atje dhe familjet e tyre", tha Bush.
Strategjinë e re për Irakun, presidenti Bush pritet ta bëjë të ditur gjatë muajit janar.
XS
SM
MD
LG