Ndërlidhjet

MEKË


Autoritetet e Arabisë Saudite thonë se haxhillëku i sivjemë po rrjedh qetë dhe sipas planit.
Rreth 2 milionë myslimanë ndodhen në Mekë, ndërsa janë angazhuar edhe mijëra forca të sigurisë.
Sot në ditën e dytë, pelegrinët po i kryejnë lutjet në malin Arafat, që konsiderohet si pjesa më e rëndësishme e haxhillëkut.
"Kjo na kujton ditën e gjykimit, veçanarisht kur shohim se gjithë bota arabe po qëndron këtu bashkë sikur të ishim një, ngase pavarësisht, ngjyrës së lëkurës sonë, të gjithë jemi të veshur njejtë dhe nuk k ka dallime mes nesh", tha një pelegrin nga Egjipti.
Vitin e kaluar, 364 njerëz e humbën jetën kur u shtypën nga turma gjatë një rituali.
XS
SM
MD
LG