Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryetari i Kuvendit Kolë Berisha i kanë uruar sot besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin.
"Kjo ditë paraqet flijim për paqen dhe lumturinë e njeriut. Është ditë e besimit në Zotin, e mirëkuptimit dhe dashurisë së ndërsjellë", thuhet në urimin e presidentit të Kosovës, në të cilin gjithashtu theksohet se "është duke u punuar me vendosmëri që Bajrami i ardhshëm të kremtohet në Kosovën e pavarur".
Ndërkaq në urimin e kryeparlamentarit Berisha shprehet dëshira që kjo festë të kalojë në shenjë të "solidaritetit dhe vëllazërisë".
Besimtarëve islam, Kurban Bajramin ua kanë uruar edhe zyrtarë tjerë të institucioneve dhe partive politike të Kosovës.
XS
SM
MD
LG