Ndërlidhjet

BAGDAD


Ish diktatori i Irakut Saddam Hussein është varur në orët e hershme të mëngjesit në Bagdad, për krime kundër njerëzimit.
Qendrat televizive perendimore dhe arabe kanë emetuar pamje pak çaste para ekzekutimit të dënimit më të rëndë.
Dëshmitari i ekzekutimit të dënimit me vdekje të Saddam Husseinit, këshilltari për Siguri Kombëtare të Irakut, Muvafak al-Rubaje, në një intervistë për rrjetin televiziv CNN deklaroi:
"Kjo nuk është hakmarrje por zbatim i drejtësisë. Duhet t'i shikoni qindra mijëra viktima që janë në varre apo varreza masive, pasi kundër tyre, përfshi edhe kurdët, u përdorën armë kimike. Pastaj invadimi i Iranit, 8 vjet luftë, ose invadimi i Kuvajtit. Për viktimat ky është është një satisfaksion".
Duke reaguar pas ekzekutimit, presidenti amerikan George Bush deklaroi se varja e Saddam Husseinit është bërë pas "gjyqit të drejtë-drejtësi që ai u kishte mohuar viktimave të regjimit të tij brutal".
Reagime të ngjashme kanë ardhur edhe nga zyrtarët e Australisë, Britanisë së Madhe, Izraelit dhe Iranit.
Në Romë ndërkaq, Vatikani ka thënë se ekzekutimi i Saddam Husseinit është "tragjik dhe rrezikon të ushqejë frymën e hakmarrjes".
Varjen e Saddam Husseinit, e kanë dënuar edhe Bashkimi Evropian, Rusia, India dhe Libia.
XS
SM
MD
LG