Ndërlidhjet

LION:"BEOGRADI SYNON TË NDËRLIDHË FATIN E KOSOVËS DHE BOSNJËN"


James LION, Grupi Ndërkombëtar i Krizave/Beograd/

RADIO EVROPA E LIRË
Si e vlerësoni gjendjen n;ë rajon në këtë çast? Cilat procese kontribuan në kuptimin pozitiv dhe cilat në atë negativ?

JAMES LION
Kjo është e vështirë të thuhet. Çështja më e madhe e hapur sa i përket stabilitetit, çështja e Kosovës, ende nuk është zgjidhur. Të gjithë e presim vitin 2007 që të shohim si do të zgjidhet, në cilin afat dhe në çfarë mënyre. Viti 2006 ishte interesant, sepse ndodhën shumë gjëra. Njëra është pavarësia e Malit të Zi, e cila kontribuoi mjaft për stabilizimin e rajonit, ndërsa e dyta ishte pranimi i Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës në Partneritetin për Paqe.

RADIO EVROPA E LIRË
A ka mundësia që zgjidhja e çështjes së Kosovës të shkaktojë jostabilitete të reja, meqë aktualisht kjo është çështja më e rëndësishme në rajon?

JAMES LION
Mendoj se nuk do të shkaktojë jostabilitet në Mal të Zi. Sa i përket Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, kjo mund të jetë çështje tjetër, sepse autoritetet në Beograd duket sikur janë të gatshme të ndërmarrin disa hapa, për të ndërlidhur fatin e Bosnjë e Hercegovinës me Kosovën.

RADIO EVROPA E LIRË
Sa janë të rëndësishme për rajonin zgjedhjet në Serbi?

JAMES LION
Mendoj se fare nuk janë të rëndësishme, sepse me sa e shohim, politika në Serbi aspak nuk do të ndryshojë pas zgjedhjeve, sidomos ndaj çështjes së Kosovës. Sa u përket çështjeve tjera, nëse në qeverinë e re do të jetë Partia Demokratike e Serbisë, atëherë nuk do të ketë ndryshime as në rajon.

RADIO EVROPA E LIRË
A mendoni se në Ballkanin Perëndimor ka perënduar koha e krizave që mund të rezultojnë me jostabilitete të mëdha?

JAMES LION
Shpresojmë që po, por megjithate ekziston çështja e pazgjidhur e Kosovës, dhe ajo me siguri do të ndikojë negativisht në Bosnjë e Hercegovinën.

Intervistoi: S. Brajoviq
XS
SM
MD
LG