Ndërlidhjet

PRISHTINË


Besimtarët myslimanë në Kosovë po festojnë sot ditën e Kurban Bajramit. Falja qëndrore e Kurban Bajramit u mbajt në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, udhëhequr nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës myftiu Naim Tërnava. Ai me këtë rast tha se viti në të cilin do të hyjmë është tepër i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës dhe të qytetarëve të saj. "Kemi bindje të thellë se Kosova do të jetë e pavarur, pasi kjo është dëshirë e patjetërsueshme e shumicës së qytetarëve në Kosovë", tha Tërnava.
Selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës e kanë vizituar sot paradite udhëheqës të institucioneve të Kosovës dhe përfaqësues të zyrave diplomatike perëndimore në Prishtinë, për t’i uruar myftiun Tërnava dhe udhëheqësit e tjerë të Bashkësisë Islame për festën e Kurban Bajramit.
XS
SM
MD
LG