Ndërlidhjet

BAGDAD


Ish lideri i Irakut, Saddam Hussein është ekzekutuar me varje sot në orët e mëngjesit në Bagdad për krime kundër njerëzimit. Disa orë pas shpalljes së lajmit për ekzekutim me varje, televizionet perëndimore dhe arabe kanë transmetuar pamje të Saddam Husseinit i përcjellur nga njerëz me maska të zeza dhe me litar rreth qafe. Pamjet ndaleshin para momentit aktual të vdekjes së Saddam Husseinit. Këshilltari për Siguri Kombëtare i Irakut, Mowaffaq al-Rubaie ishte dëshmitar i ekzekutimit me varje. Ja se çka i deklaroi ai rrjetit televiziv CNN lidhur me këtë moment:
- Njeriu ishte me të vërtetë i thyer dhe unë nuk pashë ndonjë pendim, unë nuk ndjeva ndonjë keqardhje në këtë njeri. Ai nuk ishte i penduar. Ai nuk kërkonte ndjesë aspak, tha al-Rubaie.
Gjyqtari irakian, Munir Haddad ishte poashtu i pranishëm në aktin e ekzekutimit:
- Saddam Husseini ishte i veshur në të zeza. Në duar e mbante Kuranin e tij të njohur. Ai nuk ishte i frikësuar. Ai më tha: unë jam mësuar të luftoj dhe unë nuk i frikësohem vdekjes. Ai i bëri dy lutje dhe vdiq menjëherë, tha gjyqtari Munir Haddad. Ai mëtutje tha se ekzekutimi ishte bërë në orën 6:10 minuta të mëngjesit, sipas kohës lokale. Të pranishëm ishin 14 vetë, përfshirë këtu edhe zyrtarë të lartë të drejtësisë, përfaqësues të Këshillit të Ministrave të Irakut, katër rojtarë e personalitete të tjera. Gjyqtari Haddad tha se "nga pala amerikane nuk ka pasur përfaqësues".
XS
SM
MD
LG