Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


në Irak shumë e kanë festuar ekzekutimin e Saddam Husseinit. Përderisa në lagjen Sadër të Bagdadit, e banuar me shumicë shiite, këndohej dhe vallëzohej në rrugë, në vendlindjen e ish liderit irakian, Tikrit, disa qindra persona demonstruan kundër ekzektumit me vdekje. Ata kërkuan nga qeveria e Irakut që kufomën t'ja dorëzojnë familjes. Anëtarë të Bashkësisë sunite të Irakut kanë shprehur zemërim për mënyrën se si u trajtua ish lideri i përmbysur. Ka shqetësime se ekzekutimi i Saddam Husseinit do ti zemëroj edhe më tepër sunitët, që dominonin në pushtetin e Saddamit. Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki ftoi sot përkrahësit e regjimit të përmbysur që ti bashkohen procesit politik. Në një njoftim, zoti al-Maliki tha se "dera është ende e hapur për secilin që nuk i ka duart e përlyera me gjak". Deri tash, zyrtarët irakianë nuk kanë shpallur se kur do të varroset ish lideri irakian.
XS
SM
MD
LG