Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Besimtarët myslimanë në Kosovë festuan sot ditën e Kurban Bajramit. Falja qëndrore e Kurban Bajramit u mbajt në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, udhëhequr nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës myftiu Naim Tërnava. Ai me këtë rast tha se viti në të cilin po hyjmë është tepër i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës dhe të qytetarëve të saj. "Kemi bindje të thellë se Kosova do të jetë e pavarur, pasi kjo është dëshirë e patjetërsueshme e shumicës së qytetarëve në Kosovë", tha Tërnava. Selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës sot e kanë vizituar udhëheqës të institucioneve të Kosovës dhe zyrtarë ndërkombëtarë në Prishtinë, për t’ju uruar myftiut Tërnava dhe udhëheqësve të tjerë të Bashkësisë Islame festën e Kurban Bajramit.
XS
SM
MD
LG