Ndërlidhjet

BEOGRAD


Presidenti i Serbisë Boris Tadiç ka thënë se imponimi i zgjidhjes për Kosovën është i mundshëm.
"Kjo mundësi ekziston. Serbia mund të mos pranojë një zgjidhje të tillë, por realiteti në Kosovë, mbase nuk do të varet nga ajo se çfarë do të pranojmë ne. Nuk mendoj se me kushtetutën e re kemi zgjidhur problemin, sepse kjo nuk është e drejtë", ka deklaruar presidenti Tadiç për mediat e Beogradit.
Tadiç ka thënë se e respekton qëndrimin e Rusisë, por ka shtuar se Moska ka interesat e veta që i mbron.
"Rusia ka problemet e veta që duhet t'i zgjidhë. Qëndrimi i Moskës ndja Kosovës do të definohet në bazë të interesave ruse dhe jo serbe", ka thënë presidenti i Serbisë Boris Tadiç.
XS
SM
MD
LG