Ndërlidhjet

WP: Kosova e pavarur


"Washington Post"

Deklarata e pavarësisë së Kosovës ka qenë e pashmangshme dhe shumëpritur. Kosova, popullata e së cilës është më shumë se 90% shqiptare, është udhëhequr nga Kombet e Bashkuara që prej vitit 1999, atëherë kur NATO-ja intervenoi për ta ndalur fushatën brutale të spastrimit etnik nga ushtria serbe. Kjo fushatë dhe vitet e represionit që i paraprijnë asaj, ia kanë hequr të drejtën Serbisë mbi Kosovën; si çështje praktike, shumica shqiptare kurrë nuk do të pranonte qetësisht pushtetin e sërishëm të Beogradit. Qeveria e zgjedhur në mënyrë demokratke do të jetë e ndihmuar dhe e mbikqyrur nga afër nga një misioni i Bashkimit Evrppian, ndërkohë që 16,000 forcat e NATO-s, përfshirë këtu edhe 1,400 amerikanë, do të ofrojnë siguri. Nëse gjithëçka shkon si duhet, Kosova dhe pjesët tjera të pavarura të ish Jugosllavisë, përfshirë këtu edhe Serbinë, në fund do të ribashkohen në kuadër të Bashkimit Evropian.
Ky hap i logjikshëm drejt kompletimit të një Evrope demokratike dhe të bashkuar do të ndodhte vite më parë po të mos ishte nacionalizmi i helmueshëm dhe i vazhdueshëm i Serbisë, i trimëruar nga Rusia e Vladimir Putinit. Politikanët serbë të të gjitha ngjyrave kanë deklaruar fuqishëm se nuk do ta pranojnë kurrë pavarësinë e Kosovës, derisa zoti Putin ka parandaluar Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të adoptojë skemën e kujdesshme të hartuar nga një ndërmjetës para më shumë se një viti. Qeveritë evropiane, të frikësuara nga prospekti i një dhune të sponzorizuar nga Serbia ose nga lëvizjet e Rusisë në njohjen e rajoneve në shkëputje në pjesët tjera të Evropës, kanë nguruar me muaj të tërë para se të pajtohen për dërgimin e misionit të ri të Bashkimit Evropian.

Deri më tash duket se reagimi kundër shtetit të ri do të mund të izolohen dhe frika, e cila është shprehur nga disa konzervativë amerikanë, duken të ekzagjeruara. Rusia dhe Serbia, që të dyja, janë tërhequr prapa pak, në kërcënimet për njohjen e shpërbërjes së shteteve apo përdorimin e dhunës. Më shumë se 100 vende pritet ta njohin Kosovën, përfshirë këtu Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Francën, Gjermaninë dhe shumicën e vendeve tjera të Bashkimit Evropian. Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka rifituar zgjedhjet e para dy javëve mbi platformën për ta çuar Serbinë drejt Bashkimit Evropian, pavarësisht nga njohja për Kosovën.
Qeveria në Kosovës e Hashim Thaçit ka premtuar “siguri për të gjithë qytetarët”; ai duhet të veprojë në mënyrë agresive për ta përmbushur këtë zotim dhe të parandalojë çfarëdo provokimi kundër 100,000 serbëve të mbetur në Kosovë. Është detyrë e NATO’s që të parandalojë dhunën nga cilido komunitet; forcat perëndimore do të jenë të nevojshme për një kohë të parashikueshme. Në fund, e ardhmja paqësore dhe prosperuese në Ballkan do të varet nga serbët. Nëse ata vendosin ta shkëpusin historinë e tyre të shëmtuar të nacionalizmit dhe të përqafojnë të ardhmen liberale demokratike brenda Bashkimit Evropian, edhe rrugëtimi i Kosovës do të jetë i lehtë. Nëse ata vendosin që pafundësisht dhe në mënyrë të padobishme ta kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës, serbët do të izolojnë vetveten nga Evropa dhe padyshim do të shndërrohen në vasalë të Rusisë. Tani është koha për zotin Tadiq dhe të tjerët që synojnë modernizimin e Serbisë të përballin bindjet e tyre me guximin.

XS
SM
MD
LG