Ndërlidhjet

Serbët e Kosovës protestojnë


Mijëra serbë duke thirrur "Kjo është Serbi" kanë protestuar në veri të Mitrovicës kundër pavarësisë së Kosovës.

Protestuesit mbanin parrulla ku shkruhej " Rusi na ndihmo" dhe flamuj amerikanë mbi të cilët ishin shtuar simbolet naziste.

"Amerika nuk është më fuqia e vetme në botë", tha Marko Jakshiq, një nga udhëheqësit e linjës së ashpër të serbëve të Kosovës.
"Nëse shqiptarët do përpiqen të kalojnë urën ne do kërkojmë nga ushtria serbe të përdorë të gjitha mjetet që ka në përdorim që t'i ndalojë ata", tha Jakshiq.

Protesta ka pasur dhe në Graçanicë.

Nga një shpërthim në Zubin Potok u shkatërrua një automjet i UNMIK-ut. Ky ishte sulmi i dytë i ngjashëm në zonat e popullura me serbë në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë.
XS
SM
MD
LG